“Vrave Azemin, duke e nxjerrë në pritë”, Fatos Klosi i kthen përgjigjen e papritur Berishës


Mbrëmjen e kaluar në emisionin “Opinion” ku ishte i ftuar ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka akuzuar Fatos Klosin se ai e kishte nxjerrë në pritë Azem Hajdarin.

Sipas Berishës, Klosi ka qenë në radhët e personave që e vranë.

Ish-kreu i SHISH ka reaguar sot menjëherë dhe është shprehur se Sali Berisha gënjen, kur ai thotë që ishte ai personi që e ka nxjerrë në pritë, në një intervistë për ABCNews. Ai e quajti Berishën të ‘rrjedhur’ dhe se kjo që ai ka deklaruar nuk është aspak e vërtetë.

Klosi u shpreh se Berisha ka vetë gisht në vrasjen e të ndjerit Azem Hajdari, sepse i dinte gjërat më herët dhe 20 minuta pas vrasjes së tij ai ka dalë në konferencë duke treguar gjithçka.