Zgjerimi me 12 milje në detin Jon/ Rama mbërrin në Greqi, darkon me kryeministrin Mitsotakis (VIDEO)

Sikurse kryeministri Rama, në Athinë kanë mbërritur edhe kryeministrat e disa vendeve të rajonit për të marrë pjesë në takimin e ‘The Economist’ për të diskutuar çështjet rajonale.

Nga pala greke në tavolinën ku u shtrua darka duket Eleni Surani, shefe e zyrës diplomatike e Mitsotakis, dhe ish ambasadore në Shqipëri, ministri i jashtëm Nikos Dentias dhe Mitsotakis.

Nuk dihet ende se çfarë kanë biseduar dy kryeministrat në këtë darkë, por një çështje e nxehtë mbetet zgjerimi i Greqisë me 12 milje në detin Jon, deklaratë e bërë nga vetë Mitsotakis.

Ky i fundit ka deklaruar se Greqia do zgjerohet me 12 milje dhe kjo është cilësuar nga Kryeministri Rama si një veprim i drejte dhe qe nuk dëmton aspak Shqipërinë.