Zjarr me përmasa të frikshme, flakët përpijnë zonën e TEG-ut

Një zjarr i madh ka ndodhur në afërsi të TEG-ut, që duket gati gati si një shpërthim.

Sipas informacioneve për Report Tv, deri në këto momente nuk ka pasur asnjë ndërhyrje nga ana e zjarrfikëses, pavarësisht se flakët janë shtuar shumë.

Siç duket edhe nga pamjet, zjarri ka marrë përmasa të frikshme dhe rrezikon edhe banesat në atë zonë./shqiptarja