40-vjeçari vret me armë gjahu në gjoks gruan e tij


Një tregtar armësh e ka vrarë gruan e tij duke e qëlluar me armë gjahu në gjoks, për arsye se ai vuante nga një psikozë e madhe si pasojë e izolimit dhe bllokimit brenda në shtëpi shkaku i koronavirusit.

Peter Hartshorne-Jones, 51 vjeç, vuante nga një anomali e funksionimit mendor, kur ai e qëlloi gruan e tij Silke, 41 vjeçe, në kohën kur të dy fëmijët e tyre ishin në shtëpi në Suffolk.

Hartshnore- Jones deklaroi se e ka licencën për armë gjahu, por gjykata dëgjoi se ishin dy fëmijë në shtëpi, kur ai e gjuajti gruan e tij dy herë me një armë gjahu në një dhomë gjumi në shtëpinë e tyre të shekullit të 17-të në Barham pranë Ipsëichit.

U raportua se fëmijët ishin dëshmitarë të pasojave të shtënave, shkruan Daily Mail.