Aksident tragjik/ Automjeti përfundon me kokë drejt kanionit të Osumit


Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Çorovodë-Prisht në vendin e quajtur ura e Blezenckës ku një automjet tip Benz ka humbur kontrrollin dhe ka përfunduar në kanionet e Osumit. Si pasojë e aksidentit shtetasi Alban Faik Hasanllari drejtues i mjetit është dëmtuar rëndë duke u transportuar me shenja jete në spital.

Ekip zjarrfikës si dhe efektivët policor të komisariatit të Skraparit u janë deshur rreth dy orë për ta nxjerrë Hasanllarin nga terreni I vështirë ku kishte përfunduar pas humbjes së kontrollit të mjetit