Aksidenti tragjik në kanionet e Osumit, Artan Hoxha jep detajet: Pse u refuzua për t’u sjellë me helikopter në Tiranë


Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar pamje të tjera nga aksidenti në kanionin e Osumit ditën e sotme, ndërsa operacionin e shpëtimit e cilëson si të pabesueshëm. Hoxha shkruan se i aksidentuari ra nga një lartësi shumë e madhe dhe u shpëtua nga banorët e zonës dhe policia e Skraparit. Sipas tij, edhe pse autoritetet e zonës kanë kërkuar ndihmë emergjente me helikopterë nga Tirana është refuzuar me pretendimin se helikopterët i kanë kryer orët e fluturimit dhe se nuk mund të lëviznin nga baza ajrore e Farkës.

“Duket paradoksale, qe gjithe ajo sakrifice e banoreve te zones, policise lokale dhe sherbimit zjarrfikes, te cilet rrezikuan jeten e tyre per te nxjerre gjalle nga thellesia e kanionit, te aksidentuarin, te hidhet poshte me nje urdher burokratik nga kryeqyteti. “Helikopteri nuk mund tu vije ne ndihme, sepse i ka plotesuar oret e fluturimit”,”-shkruan Hoxha.