“Aman vetëm pak oksigjen”, i lidhur ngado me tuba, avokati i njohur shqiptar tregon tmerrin që përjetoi nga virusi


Avokati i njohur Idajet Beqiri i shëruar tashmë nga koronavirusi dhe tashmë i bën apel të rinjve që të tregojnë kujdes, pasi ky virus siç shprehet ai “është i pabesë dhe të merr jetën”.

Beqiri tha se fillimisht mendonte se ishte një ftohje e zakonshme por më pas u përball me dhimbje të tm errshme, aq sa lutej për pak oksigjen.

“Fillimisht edhe unë pata atë mendjelehtësinë time siç kemi ne neglizhencën tonë, mendova se ishte një ftohje e lehtë. Kur filluan djersët dhe nuk merrja dot frymë. Filloi një kollë e natyrës helmuese. Doje të ngopeshe që të nxirrje diçka nga kolla. Pastaj humba shijen, asgjë s’ta pranonte më trupi. Ishe në dorë të hasmit dhe dhimbjet ishin të tmerrshme sidomos frymëmarrja. Luteshe aman vetem pak oksigjen, të marr pak frymë!”, u shpreh avokati./ReportTv