Atentati në Vlorë/ Dalin detaje: Ja si i bënë pritë autorët nipit të biznesmenit, dyshimet e policisë (EMRI)


Një atentat tronditi mbrëmë qytetin e Vlorës.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Partizani.

Mësohet se 27-vjeçari Marjo Feraj denoncoi mbrëmjen e djeshme se ndaj tij është qëlluar me armë zjarri.

Sipas informacioneve Feraj është nipi i një ndërtuesi të njohur në Vlorë.

Nga të dhënat që raportohen deri më tani, mësohet se një automjet e ka pritur të riun të dalë nga shtëpia dhe sapo ai është futur në makinë, automjeti i autorëve i është afruar dhe ka qëlluar drejt automjetit të të riut, 2 herë.

Sipas asaj që raporton policia lokale thuhet se distanca e vogël nga u qëllua tregon se autorët nuk kanë pasur për qëllim vrasjen e të riut, por vetëm ta trembin atë. Dyshohet se 27 vjeçari është monitoruar dhe më pas i kanë bërë pritë.

Dyshohet se dy personat ende të paidentifikuar kanë qenë në një mjet tip “Ëolsvagen”. Burime bëjnë me dije se kamerat e banesës kanë filmuar automjetin e autorëve.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vëzhgohen kamerat, si dhe po vijon krehja e zonës.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Vlorë/Informacion paraprak

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M.F, 27 vjeç, banues në Vlorë i cili ka kallëzuar se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij por pa i shkaktuar dëmtime atij dhe as kalimtarëve të rastit.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Janë ngritur pika kontrolli, po kqyren kamerat dhe vijon krehja e zonës.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes