Aurela Gaçe feston ditëndjen/ Sa vjeç mbush këngëtarja sot


Këngëtarja shumë e dashur për publikun Aurela Gaçe feston sot ditëlindjen e saj të 46-të, që për shumëkënd mund të duket e pabe sueshme. Me formën e mirë që e karakterizon, me muzikën, dhe humorin që e ka pjesë ta pandashme Aurela shprehet se do të mbetet adoleshente përjetë. “Sot ,46. Dikur, në çdo Tetor te ri, i vendosja vetes disa pikësynime. Tani ,jo më! E vetmja gjë që dua është te jem shumë gjatë për të jetuar e gëzuar jetën prane vajzave te mija, ti shoh teksa rriten e të jem aty për to ashtu si prindërit e mi akoma janë per mua….

Te jem pranë familjes time e te vazhdoj të jap tek ju dhuratën me te cilën me pajisi Zoti, këngën, muzikën. Ky nuk eshte pikësynim. Kjo eshte dëshire. Rritet njeriu e fillon mendon e përjeton ndryshe. Prandaj i thone “çdo gjë vjen me moshë” ,tani vonë e kam kuptuar. Adoleshente përjete”, shkruan Aurela në postimin e saj ku ka marrë dhjetra urime nga ndjekësit.