Bëhet kërdia në këtë institucion shqiptar, pse po mbahet e fshehtë ngjarja?


Situata e koronavirusit duket se po përkeqësohet dhe këtë e tregojnë shifrat e ditëve të fundit pasi janë raportuar mbi 200 raste të reja. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se në Gjykatën e Tiranës janë mbi 20 persona me koronavirus, por nuk e bëjnë publike.

Mësohet se ditën e sotme, vajzat shtatzëna kanë marrë urdhër që të marrin pushim dhe të mos punojnë më. Ndërkohë, nëse kërkohen gjyqtarë për çështje të ndryshme, përgjigjja që jepet është: “Ka dalë me Covid, nuk është”.

Mbetet e paqartë përse mbetet e fshehtë shpërthimi i rasteve me koronavirus në Gjykatën e Tiranës, të cilat mund të kthehen në një burim të madh infeksioni./faxweb