Çfarë ngjyre janë atletet e saj? Këngëtarja e famshme po i çmend të gjithë me këtë iluzion optik (Foto)


Debatit për ngjyra i shtohet dhe një tjetër: Ai i atleteve të këngëtares Billie Eilish.

Këngëtarja ka postuar në instastory një foto ku shihen atletet, të cilat babai i saj i shikonte në ngjyrë rozë me të bardhe, ndërkohë që janë të bardha me mente.

Shumë persona ranë darkord me të atin e Eilish. Ju çfarë ngjyre i shikoni? Atletet në të vërtetë janë në ngjyrë të bardhë dhe mente. Mirëpo disa njerëz i perceptojnë ngjyrat ndryshe.

Si në rastin e fustanit të famshëm që disa e shikoni të zi me blu dhe të tjerë bardhë me gold.