Çfarë po ndodh në Rinas? Avioni pëson defekt në pistë, qytetarët në panik!


180 pasagjerë të linjës Tiranë-Venezia prej më shumë se 4 orësh qëndrojnë në bordin e avionit të kompanisë angleze “Wizz Air” në pritje për tu nisur drejt Italisë.

Sipas asaj që raporton kompania ajrore, avioni qëndron në pistën e aeroportit të Rinasit për shkak të një defekti. Fluturimi ishte parashikuar të bëhej në orën 14:00, por deri më tani nuk ka një orar zyrtar se kur mund të kryhet.

Nga ana tjetër, pasagjerët kanë frikë që të udhëtojnë me këtë avion, pasi besojnë se edhe me rregullimin e defektit, mjeti fluturues mund ta shfaq sërish në ajër.

Mes pasagjerëve ka fëmijë dhe të moshuar, të gjithë në pritje të një zgjidhje, të nisjes ose të paktën kërkojnë që të presin në një nga sallat e aeroportit ‘Nënë Tereza’.