COVID 19/ Numra të frikshëm rregjistrohen në Itali


Numra të frikshëm me koronavirus regjistrohen sërish në Itali.

Sipas asaj që raportojnë mediat fqinje, vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 69 viktima dhe 11.705 persona pozitiv duke qënë kështu edhe numri më i lartë në ditët e fundit.

Tashmë numri aktiv në Itali arrinë në 126 237 persona. Rajoni i Lombardisë mbetet më problematiku me 2975 viktima, 1376 në Kampania, Piemonte 1123 dhe Lazio 1198.

Numri i viktimave Covid në Itali është deri më sot 36. 543 e i të infektuarve 414.241.