Dalin shifrat/ Tërmeti shkatërrimtar në Turqi, ja sa viktima dhe të plagosur ka deri më tani


Tërmeti shkatërrimtar 6.7 i shkallës Rihter, që goditi sot ishujt e Dodekanezit midis Turqisë dhe Greqisë, ka shkaktuar një bilanc tragjik.

Dëmet janë të shumta sidomos në shtetin turk.

Deri më tani, burimet nga Turqia konfirmojnë se kanë humbur jetën 4 persona dhe 120 të tjerë janë plagosur.

Shifrat mund të vijojnë të rriten ende, pasi tërmeti ka shkatërruar mbi 20 ndërtesa.

Ndërkohë vijojnë kërkimet për nxjerrjen e personave që ndodhen ende nën rrënoja.