‘Efkaristo dhe ejvalla” Rama provokon sërish me veshjen, ja detaji që tërhoqi vëmendjen në takimin me ministrin grek


Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias kanë zhvilluar sot një konferencë të përbashkët.

Në fund të takimit, të dy dhanë lajmin se  çështja e detit do të kalojë në instancat ndërkombëtare.

Por pas atyre që u thanë, të gjithë vëmendjen e ka marrë një detaj në veshjen e kryeministrit.

Rama është shfaqur me një kollare me flamurin kuqezi dhe shqiponjën dykrenore, si dhe me yllin e partizanit, një simbol i komunizmit, i cili është hequr tashmë nga simbolet kombëtare shqiptare.

Gjithashtu një moment special ishte dhe mbyllja e konferencës  së përbashkët ku kreu i qeverisë Rama falenderoi ministrin grek në turqisht dhe greqisht me shprehjet “Efkaristo dhe ejvalla”.