Humbje e madhe për shëndetësinë/ Ndërron jetë nga COVID19 mjeku i njohur (EMRI)


COVID19 vijon të marrë jetë në rradhën e bluzave të bardha.

Mësohet se ka humbur betejën me këtë virus mjeku i qendrës shëndetësore në Fajzaj të Hasit Astrit Haziri.

Miq dhe të afërm të mjekut kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të mjekut, ndërsa thonë se është një humbje e madhe për gjithë komunitetin.

“Trishtim i madh, ndarja nga jeta e njeriut te mire, qytetarit te nderuar dhe doktorit te afte Astrit Haziri! U prehsh ne paqe doktor Astriti”, shkruan një prej të afërmve të tij.

“Një lajm shumë të hidhur morëm sot për ty Daja Astrit Haziri ngushllime familjes dhe shpirti jot pushoft ne paqe ke qen dhe dot jesh gjithmon ne zemrat tona”, shkruan një tjetër i afërm.