Infektohet me koronavirus gazetari i televizionit të njohur


Gazetari i njohur i ABC News, Endri Xhafo ka rezultuar pozitiv me virus.

Një gjë të tillë sapo e ka bërë të ditur vetë me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook. Xhafo ka thënë se është ruajtur shumë, teksa shton se paska qenë e shkruar.

“Pozitiv me Covid-19. Një Zot e di sa jam ruajtur! Por paskësh qenë e shkruar”, ka shkruar Xhafo.

Nuk dihet gjendja shëndetësore e tij por i urojmë shërim të shpejtë.