Kapet banda me të mitur shqiptarë në Greqi/ I mashtronin me foto vajzash dhe më pas…


Policia greke ka shkatërruar një bandë të miturish shqiptarë që terrorizonin banorët e Loutrakit në Greqi. Mësohet se policia mori disa ankesa një prind disa ditë më parë, i cili pretendonte se djali i tij i mitur kishte rënë pre e një grabitjeje nga një grup bashkëshatarësh.

Fillimisht, djali i mitur i biznesmenit u mashtrua, pasi e thirrën dhe e ftuan për t’i treguar diçka, konkretisht foton e një vajze. 15-vjeçari, pa dyshuar në skemën e mashtrimit, shkoi në vendin ku u la vendi i takimit, ku edhe u sulmua nga katër të mitur. Ata e shtrinë në tokë, i vodhën celularin dhe pastaj u larguan. Për fat të mirë, i mituri është në gjendje të mirë shëndetësore, pa lëndime serioze.

Policia u vu menjëherë në ndjekje të keqbërësve. Pas kësaj ngjarje, disa prindër të tjerë që u infiormuan mbi zhvillimin rendën në polici për të denoncuar të tjera raste të grupit të mitur.

Dyshohet se banda vepronte prej një kohe të gjatë në këtë zonë, duke shantazhuar dhe rrahur studentët, në mënyrë që t’u marrnin paratë, celularët ose thjesht për t’i ngacmuar.

Policia mësohet se ka shoqëruar 15 persona, prej tyre 5 janë arrestuar. Të gjithë janë me origjinë shqiptare dhe çështja do ti referohet Prokurorit për të Mitur të Korintit.