Keni lindur me këtë shenjë në vesh? Ja çfarë do të thotë


A e keni vënë re se disa persona kanë këto vrima të vogla mbi veshë.

E duhet ta dini se njerëzit që kanë këto shenja i përkasin një përqindje shumë të vogël të njerezve ne bote.

Këto vrima të vogla nuk janë shenja të ndonjë simptome apo problemi shëndetësor. Në gjuhën shkencore, ato quhen “preauricular sinus”, që do të thotë se janë thjesht një defekt i zakonshëm nga lindja. Këto vrima mund të gjenden në njërin vesh ose në të dyja. Sipas studimeve, 50% e njerëzve që kanë këto shenja, i kanë në të dyja veshët.

Nëse bëni pjesë në 1%-shin e prekur nga kjo anomali në lindje, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi nuk shkaktojnë probleme. Gjëja më e mundshme është që këto vrima të infektohen për shkaqe të ndryshme, por edhe kjo është diçka që trajtohet lehtësisht me antibiotik.

Megjithatë, në disa raste duhet edhe ndërhyrje kirurgjikale për të hequr këto shenja.