Kërcet arma në mes të qytetit, kush ishte shënjestra mbrëmjen e sotme


Një atentat, por fatmirësisht pa viktima ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë dhe shënjestra mësohet se ka qënë shtetasi me iniciale M.F. 27-vjeç.

Ka qënë pikërisht ky i fundit, i cili ka lajmëruar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij.

I riu ka kallëzuar se në lagjen “Partizani”, të Vlorës, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij, por pa i shkaktuar demtime atij dhe as kalimtarëve të rastit.

Menjëherë pasi kanë marrë njoftimin, uniformat blu kanë shkuar në vendngjarje ku ka nisur puna për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Vlorë/Informacion paraprak

Në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi M.F, 27 vjeç, banues në Vlorë i cili ka kallzuar se në lagjen Partizani, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij por pa i shkaktuar demtime atij dhe as kalimtarëve të rastit.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Janë ngritur pika kontrolli, po kqyren kamerat dhe vijon krehja e zonës.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.