Kërdia në Itali dhe Greqi, situata del jashtë kontrollit, ja sa ka shkuar bilanci


Situata paraqitet serioze dhe shumë problematike në Europë, përsa i përket shifrave të koronavirusit.

Autoritetet greke konfirmuan sot 438 raste të reja me koronavirusin e ri në vend. Numri i përgjithshëm i rasteve është 25802. Sot janë regjistruar edhe 11 vdekje të tjera, duke shkuar numri në 520 vdekje gjithsej në vend.

Nga ana tjetër, Italia në 24 orët e fundit ka pasur një rritje të viktimave. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 73 humbje jete duke e çuar në 36.616 numrin total të viktimave që prej fillimit të pandemisë.

Sot janë bërë 98.862 tamponë, rreth 47 mijë më pak se ditën e kaluar.