Kredo.al ofron edukim financiar falas për të gjithë, ja si mund ta përfitoni


Nëse e pyet një njeri në Shqipëri se çfarë e bën të besojë që po ecën me hapin e kohës, përveç Diplomës së Universitetit, me siguri që do të japë përgjigjet standarte si: Kartë Krediti, Laptop, Smartphone, Makinë, Netflix, Facebook, Instagram, Whatsapp etj. Ndërsa shumica mund të jenë posedues të këtyre risive teknologjike, po t’i pyesësh se çfarë u mungon, më shumë ka gjasa të gjesh përgjigje të tipit: Jaht, Avion Personal apo makinë më e mirë se sa të gjesh përgjigjen: EDUKIMI FINANCIAR.

Në fakt të gjithë ata që mendojnë se janë duke ecur me hapin e kohës, pa Edukimin Financiar gabohen. Edukimi Financiar është po aq i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e tyre, po aq sa edhe komoditeti që ofrojnë risitë e tjera teknologjike. Në kohërat e sotme, ku çdo gjë rrotullohet rreth parasë dhe financave, Edukimi Finaciar është thelbësor, sepse edukimi financiar përfshin çdo aspekt të jetës së një individi.

Të zotërosh Edukimin Financiar është po aq e rëndësishme sa rezultati i studimeve në universitet. Shpesh herë edhe më i rëndësishëm, pasi Hulumtimet madje kanë treguar për shembull se studentët kanë më shumë të ngjarë të braktisin shkollën për shkak të “vështirësive financiare”, sesa për shkak të notave të dobëta.

Për fat të keq, Edukimi Financiar është një term pak ose aspak i njohur për shqiptarët në përgjithësi.

Kredo.Al gjykon që Edukimi Financiar është shumë i rëndësishëm për të tashmen dhe të ardhmen e secilit individ, pasi ky proces do të ketë një impakt të rëndësishëm në mirëadministrimin e të ardhurave të tyre. Për këtë arsye, Kredo.Al që në fillimet e saj ka marrë përsipër misionin e edukimit financiar në shkallë të gjerë nëpërmjet transparencës, shërbimit informues në degë si dhe nëpërmjet materialeve në dispozicion të të gjithëve në faqen e saj zyrtare të internetit www.kredo.al.

Pikat kryesore të fokusit janë të lidhura direkt me informacionin që një individi i duhet për të diferencuar midis kredive të mëdha dhe atyre të vogla.

Ajo çka duhet të kemi parasysh është:

1. kreditë afatshkurtra jobankare janë shërbime financiare moderne që zhvillohen në të gjithë botën;

2. kreditë afatshkurtra jobankare po zhvillohen për shkak të përparimeve teknologjike

3. kreditë afatshkurtra jobankare kanë për qëllim të mbulojnë vetëm shpenzimet emergjente

4. kreditë afatshkurtra jobankare janë të lehta dhe të leverdisshme, por ashtu siç do transaksion i tillë financiar kërkon huamarrës të përgjegjshëm.

Të marrësh një kredi pavarësisht shumës që ti ke nevojë, qoftë kjo për një shumë të vogël për shpenzime personale apo për një shumë më të madhe për të rregulluar makinën apo përfunduar studimet, duhet të jetë një vendim i informuar. Në çdo situate, individi i cili po mendon të marrë një kredi duhet të kujdeset të marrë të gjithë informacionin e nevojshëm në treg në mënyrë që të kuptojë mundësitë e ripagimit.

Prandaj termi Kreditim i përgjegjshëm është shumë i rëndësishëm dhe duhet të aplikohet si nga institucioni kredidhënës ashtu edhe nga individi që do të marrë kredinë. Qëllimi kryesor i kësaj procedure është të parandalojë dhënien e kredive për personat fizikë dhe juridikë, të cilët ndoshta do të përballen me vështirësi për të paguar kreditë e tyre në të ardhmen.

Kredo Finance e nënkupton më së miri në çdo veprim të sajin të qenurit të përgjegjshëm në kredidhënie dhe vepron sipas interesave më të mira të klientit, duke krijuar akses dhe transparencë totale për të gjitha kushtet e kredisë: Kredo Finance shkon edhe më tej, duke I dhënë një mundësi për shtyrje të këstit të gjithë atyre klientëve të cilët mund të riprogramojnë shpenzimet e tyre. Kredo Finance sigurohet që i gjithë informacioni të kuptohet qartësisht nga individi i cili po merr kredinë dhe gjithashtu kryen kontrollet e duhura për të siguruar se shuma e marrë nga klienti do të ketë mundësi të paguhet pa e vendosur atë në vështirësi financiare.

Por ai që vendos je Ti! Prandaj ne na duhet të jesh i edukuar financiarisht dhe të bësh zgjedhjen e duhur.