“Kujdes, mos e lini makinën kështu” Policia Rrugore lëshon paralajmërimin për të gjithë shoferët


Policia Rrugore e Tiranës u ndal në disa nga rrugët kryesore urbane të kryeqytetit, mes të cilave rruga “Myslym Shyri”, bulevardi “Bajram Curri”, të cilat kanë edhe ngarkesën më të madhe në trafik.

“Për rrjedhojë, pushimet në rresht të dytë apo në vendet e rezervuara shkaktojnë probleme serioze në lëvizjen e mjeteve dhe bëhen rrezik për aksidente rrugore”, thekson Policia.

Sipas bluve, kontrolli dhe patrullimi policor “do vijojë çdo ditë, edhe në rrugë të tjera të kryeqytetit, me qëllim disiplinimin dhe minimizimin e shkeljeve në raport me normat e sjelljes”.