Kujtohet Shpëtim Idrizi/ Kërcënon policët, i gjuan me shishe dhe ja mbath me vrap (VIDEO)


Kreu i PDIU Shpëtim Idrizi ka shpërthyer keq ndaj policëve, ditën e sotme gjatë protestës kundër vizitës së ministrit të Jashtëm grek në Tiranë.

Ai i ka paralajmëruar hapur efektivët, duke thënë se do ti mbajë mend emër për emër dhe fytyrë për fytyrë të gjithë ata që arrestuan sot protestuesit.

“Ne nuk kemi ardhur të tregojmë forcën me ta, as me Edi Ramën që vetë bën mitingje, ndërsa çamët nuk duhet të protestojnë për detin. Po ju them publikisht policëve në emër të 24 vetëve “do t’i mbajmë mend emër për emër e fytyrë për fytyrë të gjithë. Nëse janë trima le të shkojnë të turren në jug e të kapin gjithë ata që djegin flamurin shqiptar. Le të kapin vrasësit, dhe jo të merren këtu me çamët”. Turp për këtë polici. Do t’i shkojmë deri në fund. Nëse janë shërbëtorë të krimit apo për një çap bukë, më mirë ta hedhin atë kapele”, tha Idrizi.

Por më pas ka ndodhur dhe një incident, ku Idrizi ka vrapuar dhe ka qëlluar me shishe uji në drejtim të policëve dhe më pas është larguar.

Protestuesit tashmë janë zhvendosur nga Ministria e Jashtme në drejtim të Kryeministrisë, aty ku ministri i Jashtëm grek, që është edhe arsyeja e protestës së PDIU dhe VV takon kryeministrin Edi Rama, ku në fokus të takimit është edhe çështja e ndarjes së kufirit detar mes dy vendeve