Me urdhër të SPAK/ Policia ‘zbarkon’ në OSHEE, pranga zyrtarit të lartë, një tjetër në kërkim


Valë arrestimesh në një nga institucionet më të mëdhaja në vend.

Mësohet se ish-drejtori i prokurimeve të OSHEE, Erlis Bushati është arrestuar nga policia.

Gjithashtu sipas burimeve është shpallur në kërkim dhe ish-shefja e kabinetit të drejtorit të OSHEE Alma Ferra.

Burime bëjnë me dije se arrestimet janë bërë nga Policia e Tiranës, në bazë të urdhër-arresteve të lëshuar nga Gjykata e Posaçme, me kërkesën e SPAK.
Hetimet për këtë çështje kanë nisur prej disa muajsh për veprat penale të korrupsionit dhe shkelje të barazisë në tendera, ndërsa nën hetim janë dhe persona të tjerë.