Merrni masa! Doli parashikimi për tre ditë, ja çfarë pritet të ndodhë


Moti ditën e shtunë parashikohet me vranësira dhe kthjellime. Zhvillimet e vranësirave do të sjellin reshje shiu të përkohshme në pjesën veriore e atë qendrore të vendit.

Ditën e diel e kryesisht të hënën përgjithësisht mot me diell.

Temperaturat do të pësojnë rënie kryesisht në vlerat minimale. Të hënën, vlerat maksimale do të rriten.

Era do të fryjë juglindje e veriperëndim e lehtë e mesatare përgjatë brigjeve detare.

E pranishme do të bëhet dhe mjegulla lokale gjatë orëve të mëngjesit.

Valëzimi në dete i forcës 3 deri 4 ballë.