Momente tmerri/ Shikoni sesi tërmeti shemb brenda pak sekondash këtë pallat 8-katësh në Turqi (VIDEO)


Sot në mesditë një tërmet i fortë 6.7 ballë i shkallës Rihter goditi zonën e ishujve të Dodekanezit mes Turqisë dhe Greqisë.

Ndërkohë mediat turke vijojnë të publikojnë pamje të frikshme, ku shihen banesa të rrafshuara dhe qytetarë që kërkojnë për viktima nën rrënoja.

Lëkundjet ishin me të vërtetë shumë të fuqishme, pasi në Izmir janë rrëzuar disa dhjetëra godina shumëkatëshe dhe dëmet janë të pallogaritshme.

Në pamjet e mëposhtme shihet dhe shembja e një pallati 8 katësh: