Mure të prishura dhe xhama të thyera, Mozzikut i shkatërrojnë studion


Këngëtari i njohur nga Kosova, Mozzik ka lajmëruar për sulmin që i është bërë studios së tij muzikore.

Përveç se kanë thyer xhamat, autorët kanë hyrë edhe brenda studios dhe i kanë dëmtuar muret.

“Sa të ligë që jeni! Pfff”, shkruan Mozzik në rrjetet sociale.

Akoma nuk dihet se kush e ka kryer një sulm të tillë, apo se çfarë qëllimi kanë pasur autorët.