“Njerëzit dalin me makinë…” Gazetarja e njohur tregon problemin e madh me të cilin përballen qytetarët e Tiranës


Gazetarja e njohur Iva Tiço ka folur dje në mbrëmje për një problem me të cilin përballen përditë qytetarët e Tiranës.

Bëhet fjalë për trafikun e rënduar në kryeqytet.

Sipas saj fajin për këtë e kanë vetë qytetarët, pasi për çdo gjë ata lëvizin me makinë, madje dhe për të tërhequr lekët nga bankomati.

“Trafikun në qytet e bëjnë njerëzit që ndalojnë ku të duan dhe dalin me makinë për çdo gjë. Njerëz që dalin me makinë për të marrë lekë në bankomat dhe e ndërtojnë jetën pa lëvizur dy sekonda na makina. Ne si njerëz duhet të kemi përgjegjësi tona si jetojmë në qytet”, tha gazetarja në emisionin PolitikON.

Gjithashtu ajo shtoi se Tirana nuk hyn në qytetet që nuk kanë lulishte dhe në qytetet e thata.