“Nuk dua të mbyllemi” Rama flet për situatën nga COVID19 dhe bën paralajmërimin e fortë


Gjatë mbledhjes së hapur të task-forcës kundër COVID19, kryeministri Edi Rama ritheksoi se mbyllja e dytë është e mundshme në rast se shtohen të infektuarit me shifra të larta.

Sipas tij duhet treguar kujdes në mënyrë që mos të shkohet drejt kësaj mase.

Gjithashtu kreu i qeverisë shtoi se gjatë kësaj periudhe të pandemisë, Shqipëria ka qenë me shumë fat përsa i përket nivelit të ekspertëve, të cilët kanë ditur të rekomandojnë masat në kohën e duhur.

“Unë dhe ministrja jemi me fat, pasi skuadra jonë e ekspertëve është e nivelit të lartë ndërkombëtar, dhe jemi adaptuar siç janë adaptuar të gjithë. Sot që flasim, vendosja e detyruar e maskës vijon që të krijojë polemika në Europë dhe në Amerikë.

Ne nuk duam të mbyllemi, nuk duam t’iu themi njerëzve që shkojnë në punë, rrini në shtëpi. Nuk duam t’iu themi atyre që lëvizin, që të mos lëvizin më, nuk duam që të mbyllim shkollat, nuk duam t’iu themi studentëve që edhe këtë vit të rrimë në shtëpi.

Nuk duam po si mund ti bashkojmë këto të dyja, dëshirën për mos tu mbyllur, dhe mundësinë e mbytjes nga infeksionet. Po si mund të ndodhë kjo në rast se ne bëjmë ahengje, dhe duam që Covidin ta vrasë shteti me çifte.”, deklaroi Rama gjatë fjalës së tij.