Operacioni i karabinierëve çon në pranga familjen shqiptare, ja çfarë iu gjet në banesë


Nëntë persona, shumica shqiptarë dhe anëtarë të një familje, kanë rënë në prangat e policisë italiane pas një operacioni të karabinierëve.

Ata akuzohen për tafik kokaine nga Romanja në Pesaro. Mediat italiane bëjnë me dije se hetimet në lidhje me këtë megaoperacion kanë zgjatur 1 vit, pasi një përdorues droge denoncoi në polici përpjekjen e një shqiptari që shpërndante kokainë për ta vjedhur.

Në 2019 policia vuri në pranga shqiptarin M.E., 25-vjeç, banues në Rimini dhe një shtetas me iniciale V.C., 55-vjeçar me origjinë nga Campania, i cili ka jetuar në Pesaro për disa kohë.

Hetimet më pas çuan në identifikimin e dy personave të tjerë, të akuzuar për trafikun e kokainës. Bëhet fjalë për shqiptarin me iniciale M.B., një 35-vjeçar, me banim në Pesaro dhe një grua italiane nga rrethina Fano, e cili rezultoi si bashkëpunëtore e shqiptarit, gruaja S.D.T., 46-vjeç.

Në gusht të 2019, i gruaja me iniciale S.D.T., dhe GD, 40 vjeç, nga Pesaro iu gjetën dhe sekuestruan mbi 200 gram kokainë, material për paketimin e dozave dhe 1.000 euro, të ardhurat nga shitja.

Analiza e të njohurve të gruas me origjinë nga Fano çoi në identifikimin e një shqiptari të arrestuar në flagrancë për shitjen me pakicë të kokainës, që konsumohej në parkingun e një “Fast Food”.

Si rezultat i një kontrolli ushtruar në shtëpinë e shqiptarit në Pescaro u zbulua dhe sekuestrua mbi një kilogram kokainë me cilësi të lartë.

Hetimet bënë të mundur demonstrimin se si i riu kishte mundur të fuste në këtë provincë 5 kg të kokainë.

Ndërsa hetimet vijuan çuan në identifikimin e furnizuesit të kësaj sasie të madhe të kokainës. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale C.U., 46 vjeç, gjithashtu një banor shqiptar në Rimini, gruaja e tij M.M., vëllai i tij A.B., 30 vjeç i arrestuar më 1 nëntor 2019 dhe kunati i tij M.E., 25-vjeçari shqiptar, me banim në Rimini i arrestuar në 2019.