Pas kërcënimeve me Greqinë, Erdogan i jep ‘goditjen’ e fortë BE-së


Presidenti i Turqisë, Erddogan refuzon të tërhiqet pavarësisht kërcënimeve dhe foli me tone të ashpra për BE duke i kërkuar që të heqë dorë nga politika e njënashme.

Erdogan nuk hezitoi të shprehej se tensioni në Mesdhe do të sjellë fundit e BE që më parë u godit nga largimi i Britanisë dhe tani po përpëlitet.

“Paqja në Mesdheun Lindor kalon përmes njohjes së të drejtave të Turqisë dhe Qipros Veriore. Ne do të vijojmë në rrugën tonë dhe nuk do të pranojmë asnjë kërcënim. Bashkimi Europian duhet të heqë dorë nga politika e njëanshme dhe standardet e dyfishta më vendin tonë. Përndryshe, tensioni në Mesdhe do të sjellë fundin e BE-së që nuk është më një bashkim vlerash. Unioni u godit nga largimi i Britanisë së Madhe dhe tashmë po përpëlitet”, tha Erdogan.

Kujtojmë se Turqia zbulon edhe 85 miliardë m3 gaz në Detin e Zi duke e çuar në 405 miliardë m3 rezervën totale të gjetur nga anija sondë Fatih.

Kërkimet në këtë zonë nuk do të ndalojnë, ndërsa do të përqendrohen edhe në Mesdhe. Pak ditë më parë u kthye anija sondë Oruç Reis e cila u tërhoq në portin e Antalias për t’i dhënë një shans dialogut me Greqinë.

Por në mungesë të një diskutimi në tryezë, autoritetet turke urdhëruan rikthimin në kërkime për naftë dhe gaz me intensitetin e mëparshëm./faxweb