Përgjaket mëngjesi/ Vritet më armë zjarri biznesmeni, plagoset edhe motra e tij


Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Himarë. Personi i ekzekutuar me armë zjarri eshte ndërtuesi Niko Goro.

Ngjarja ka ndodhur rrëth orës 9 të mengjesit të sotëm, teksa biznesmeni po shëtiste.

Goro eshte qelluar me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.

Niko Goro është kushëri i kryetarit të bashkisë në Himarë, dhe është vrarë para supermarketit të motrës së tij.

Kjo e fundit ka mbetur e plagosur ne kembe.