“Po vjen stuhia e madhe e frikshme”, ja në cilat qytete të Shqipërisë do jetë më e fortë


Moti i keq nuk do t’i ndahet vendit tonë, të paktën deri nesër.

Siç raportojnë mediat e rajonit, rryma ajri që vijnë nga veriu do të sjellin sasi të mëdha shiu në pjesën veriore si edhe në atë veri-perëndimore të Shqipërisë.

Fenomeni pritet të kapë kulmin gjatë pasdites dhe natës së sotme me sasi të mëdha shiu në zonat në fjalë.

Parashikohet që në këto zona të bjere 10-20 mm shi brenda orës, shoqëruar me rrufe të shumta.

Stuhia pritet të jetë më e fortë në Shkodër, Lezhë, Tiranë, apo Durrës.

Gjatë ditëve që sapo kaluam, reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje lokale në Durrës.