“Presidenti do ti japë mazhorancës..” Kryemadhi zbulon planin ‘e fshehtë’ të Ilir Metës


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi deklaroi sot në një komunikim për mediat se presidenti Ilir Meta ka lënë të nënkuptohet që do të kthejë për rishqyrtim ndryshimet në Kodin Zgjedhor, si një “shans” që maxhoranca të dalë mbi palët.

Sipas saj këto ndryshime janë  “taktika elektorale” që nuk kanë për të rritur votat e Partisë Socialiste. Kryemadhi shtoi se opozita do të ketë një fitore plebishitare në zgjedhjet e 25 prillit.

“Ndryshimet në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor janë vetëm taktikë elektorale e Edi Ramës. Vetëm krijojnë lehtësim shpirtëror te hallexhiu por nuk shtojnë votat te kutia. Nga ana tjetër për sa i përket strategjisë së opozitës, jemi në pritje çfarë do të ndodhë me Kodin Zgjedhor. Nga konferencat të Presidentit, do t’i jepet edhe një shans maxhorancës të mos dalë mbi palët. Fuqia e opozitës do të kalojë përmasat dhe to të jetë plebishitare. PD është në përfundim të kandidimit për deputetët në qarqe, kështu që jemi drejt hapjes së partisë. Çdo ditë i shtohen LSI-së intelektualë, burra dhe gra, por edhe të rinj dhe të reja”, u shpreh Kryemadhi.