Qëlloi me breshëri plumbash shefin e policisë, merret vendimi final për 19-vjeçarin


Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën asrrest me burg për Ilirjan Hasanaj, i cili pak ditë më parë qëlloi me breshëri pulmbash Mentor Hasanajn, shef i Policisë Bashkiake në Shkodër.

Gjykata ka lënë në burg edhe kushëririn e Ilirjan Hasanajt, Verzan Bajrakurtaj, si bashëpuntorë në atentat.

Në dëshminë e tij 19-vjeçari Ilirjan Hasanaj ka pranuar krimin duke thënë se kishin konflikte për prona, ndërsa kur ka kryer atentatin ka qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa për kushëririn e tij ai u shpreh se Bajrakurtaj e kishte dërguar me makinë pa ditur synimin e tij.

Kujtojmë që 19-vjeçari është dorëzuar vetë në polici së bashku me kushëririn, pas thirrjes publike që i bëri babai i tij, Arben Hasanaj.

Ilirjan Hasanaj më datë 11 tetor në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe, te rrethrrotullimi i “5 Heronjve”, ka qëlluar me armë zjarri dhe ka plagosur rëndë Mentor Hasanajn 39 vjeç banues në Grudë Fushë, Malësi e Madhe, me detyre përgjegjës i Policisë Bashkiake Malësi e Madhe dhe babain e Metorit, Xhelal Hasanajn./newsbomb