Rekord infektimesh në Maqedoninë e Veriut


Maqedonia e Veriut ka shënuar ditën e sotme rekord infektimesh me COVID-19, pasi janë regjistruar 594 raste të reja me koronavirus.

Shkupi është qyteti me numrin më të madh të rasteve, 303, e ndjekur nga Strumica me 34, Tetova me 26 dhe Kumanova me 22.

Ndërkohë 3 persona kanë ndërruar jetë, duke e çuar në 824 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë.