Rrëzohet në dhomën e hotelit! Videoja e Alesia Bamit bën namin në studio


Moderatorja Alesia Bami është bërë pjesë e një episodi tepër qesharak, pasi është rrëzuar nga një lisharëshe. Teksa ndodhej në një dhomë hoteli, duke xhiruar për puntatën e radhës së emisionit “E Diell”, ajo tentoi të ulej në një lisharëse të improvizuar brenda dhomës por e pësoi keq.

Pikërisht në momentin që u ul për t’u lëkundur, Bami u rrëzua bashkë me lisharësen, ndërsa videoja u transmetua gjatë emisionit të sotëm. I vetmi që e kishte parë para ishte moderatori tjetër, Edi Manushi, i cili e komentoi gjithë kohës.

“Kjo është perlë. Se vjen me tangërllëk. Një…dy…opa,“-komenton Manushi.