S’do ketë robër, vetëm të vrarë: Vjen paralajmërimi për luftën e madhe në Shqipëri


Teksa në prag të fushatës së zgjedhjeve vendore 2021, gazetari, Neritan Sejamini ka paralajmëruar një luftë të fortë.

Në një postim në rrjetin social facebook, Sejamini shkruan: Kjo fushatë do jetë fushata më e ashpër, por edhe më e vërtetë që ka patur ndonjëherë Shqipëria.

Postimi i plotë

Kjo fushatë do jetë fushata më e ashpër, por edhe më e vërtetë që ka patur ndonjëherë Shqipëria. Në një përpjekje të dësh.përuar për pushtet, më në fund, të gjithë politikanët do t’i nxjerrin të gjitha në shesh.

Deri më sot ata kanë ruajtur një kufi, kanë su.lmuar deri diku, por prapë i kanë mbrojtur të fshehtat e errëta të njëri-tjetrit, duke lu.ftuar për t’i marrë pushtetin tjetrit, por jo për ta “vrarë” atë.
Këtë herë do jetë ndryshe. Këtë herë nuk do ketë robër që hu.mbasin l.uftën por shpëtojnë jetën—këtë herë palët do t’i ekz.ekutojnë robërit: çdo kr.im, çdo korr.upsion, çdo shkelje, çdo imor.alitet, çdo ga.bim, çdo përfitim do t’i që.llohet tjetrit në ballë.
Në krye të kësaj lu.fte pa pengje do jetë Edi Rama, i cili tashmë ka një mision: t’i diskreditojë të gjithë kundërshtarët dhe t’u tregojë shqiptarëve se të gjithë njësoj si ai bëjnë çdo gjë vetëm për pushtet dhe para.

Kështu jo vetëm do neverisë shqiptarët nga politika, duke i çkurajuar për të mos vo.tuar, çfarë i jep atij avantazh, por edhe do hakmerret personalisht ndaj atyre që ai mendon se nuk janë as më të mirë dhe as më të ndershëm se vetë ai.
Në këtë luftë të pamëshirshme që do kudërbojë Shqipërinë, do ketë një të mirë: më në fund do dalë hapur, pa fasada dhe makiazh, fytyra e vërtetë e elitës politike të vendit.