Shifrat e infektimeve kapin majat! Lemeri në spitalet COVID, çfarë po ndodh


Ditët e fundit në vendin tonë është shënuar një numër në rritje i të infektuarve gjatë 24 orëve duke shënuar edhe shifra rekord që nga fillimi i pandemisë.

Gazetari Erjon Skëndaj nga Infektivi ka raportuar se ngarkesa nga dy spitalet është duke u rënduar, rreth 260 presona janë të shtruar shumica në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.

Gazetari tha se ndodhen rreth 170 të shtruar te Sanatoriumi dhe rreth 80 tek Infektivi.

Ndër të tjera gazetari tregoi se rreth 5 mijë qytetarë të infektuar mkw Covid-19 trajtohen në shtëpi nga mjeku i familjes pasi kanë frikë të shkojnë në spital.

“9 persona janë në terapi intensive dhe 4 të intubuar. Në infektiv numri i urgjencave ka ardhur në rritje 8-9 urgjenca. Situata e ngarkesës ka ardhur drejt rëndimit, pasi ky spital ka rreth 90 shtretër. Janë rreth 5 mijë-6 mijë persona që kurohen në kushte shtëpie. Ka prej tyre që trajtohen me mjekim përmes recetave nga mjeku i familjes. Këto receta kanë antibiotikë dhe kortizonikë. Pra, situata të vështira, duke e kthyer shtëpinë në spital dhe ka nga ata që marrin dhe infermierë në shtëpi për shkak dhe të frikës së ardhjes në spital. Mjekët thonë se kurimi në shtëpi mund të rezultojë pozitiv por dhe shumë negativ pasi gjendja e pacientit mund të rëndohet dhe se pacientët shkojnë në spital me 50-60 të pulmonit të prekur duke e bërë më të vështirë shërimin. Ndërkohë ka dhe dhjetëra pacientë që trajtohen në spitalet turke.

Ka disa muaj që MSH nuk flet fare për testimin serologjik, një testim i rëndësishëm që tregon se kush e ka kaluar COVID-19 dhe mund të jete dhurues i plazmës. Kjo nismë ka stopuar dhe nuk dihet se përse kjo analizë nuk kryhet më në shtet por vetëm tek operatorët privatë”, raportoi Skëndaj./newsbomb