Shpallet më e pasura në familjen Kardashian


Tashmë më e pasura nga vajzat e familjes Kardashian është Kim! Motra më e famshme ka arritur që t’i marrë fronin Kylie Jenner, asaj që deri para pak kohësh u rendit nga ‘Forbes’ si milionerja më e re në moshë.

Kim ka në pronësi një perandori kozmetike, linjë veshjesh, lojë në telefon.Në listën e përpiluar nga revista për gruan më të pasur në botë të bërë vetë për vitin 2020, Kim renditet sipër Kylie me një pasuri prej 597 milion paund. Ndërsa për Kylien thuhet se pasuria e saj, kap vlerën e 536 milionë paund. Nuk dihet se nëse motrat ishin në rivalitet për pasurinë e tyre apo nëse këtë renditje e marrin me shumë sportivitet.