‘Shpërthen’ COVID-i në gjimnazin e Elbasanit


Në gjimnazin “Haxhi Qehaj” të Elbasanit 3 mësues kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Mësuesit janë futur në karantinë, ndërsa mësohet se tamponët u janë marrë edhe 18 kolegëve të tyre.

Ndërkohë mësimi nuk është ndërprerë, pasi mësuesit janë zëvendësuar, ndërkohë që Elbasani ka 265 raste aktive me COVID-19.

Ditët e fundit janë rritur ndjeshëm shifrat e infektimeve në vendin tonë, teksa në 24 orët e fundit u regjistruan 273 raste të reja.