Shtimi i rasteve/ Një tjetër shtet vendos mbyllje të pjesshme


Qeveria polake ka vendosur kufizime të reja në vend, të cilat hynë sot në fuqi, në mënyrë që, sipas saj, ”të shpëtojë shëndetin dhe jetën e popullit polak”.

Qeveria është e gatshme të vendosë më shumë kufizime nëse paraqitet një nevojë e tillë.

Sipas ligjeve të reja, oraret e hapjes së restoranteve dhe kafeneve kanë ndryshuar, pishinat, palestrat dhe qendrat e fitnesit dhe sallonet e masazheve janë mbyllur dhe udhëtimet me transport publik janë kufizuar në 50% të kapacitetit të ndenjëseve ose 30% e kapaciteti total, raporton ATSh.

Kafenetë dhe restorantet në të dy zonat ”e verdha” dhe ”të kuqe” do të qëndrojnë të hapura nga ora 06:00 deri në 21:00.

Nga 15 tetori, dyqanet, farmacitë dhe zyrat postare në Poloni janë të rezervuara për qytetarë të moshës mbi 60 vjeç, midis orës 10:00-12:00.

Të hënën, kufizime të mëtejshme do të ndalojnë tubimet e mëdha private.

Shkollat e mesme do të vazhdojnë procesin mësimor në distancë.

Zona e kuqe mbulon 152 qarqe, përfshirë 11 kryeqytetet e provincave, ndër të tjera, Varshavën, Gdanskun, Gdynian, Krakovin, Poznanin dhe Lodzin