Tërmeti i fuqishëm në ishullin grek, mes rrenojave edhe 14 vjeçari shqiptar, dërgohet me helikopter në spital


Mes të plagosurve nga tërmeti i fuqishëm 6.6 ballë i shkallës Rihter në ishullin grek Samos është edhe një 14 vjeçar shqiptar.

Bëhet fjalë për djalin me inicialet E.M nga Lezha, i cili ka goditje në kokë, krah të thyer dhe dëmtime në këmbë.

Mësohet se ai është transportuar me helikopter drejt Athinës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar.

Ndërkohë nga tërmeti i fuqishëm kanë humbur jetën deri më tani 19 persona, mes tyre edhe fëmijë, ndërsa të plagosur jaën më shumë se 700 njerëz./newsbomb