Tërmeti tragjik në Turqi pasohet nga 410 pasgoditje, rritet numri i viktimave, ja sa të tjerë u nxorën nga rrenojat


Turqia u godit mesditën e djeshme nga një tërmet i fortë me magnitudë 6.6 ballë i shkallës rihter, i cili deri tani u ka marrë jetën 24 personave dhe ka lënë të plagosur 804 të tjerë, sipas përditësimeve të deritanishme.

Tërmeti kryesor njofton AFAD, Qendra e Menazhimit të Fatkeqësive në Turqi, është pasur nga 410 pasgoditje, 33 prej të cilave me magnitudë mbi 4.0. Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30 me orën lokale në turke, Izmiri është goditur nga një tërmet i fortë me magnitudë 5.0 ballë.

Sipas informacioneve nga SAKOM, gjithsej 24 qytetarë kanë humbur jetën, njëri prej tyre si pasojë e mbytjes. 804 qytetarë janë plagosën, 743 në Izmir, 5 në Manisa, 2 në Balıkesir dhe 54 në Aydın. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë përfunduar punën në 9 nga 17 ndërtesat e shembura, ndërsa vazhdon puna në 8 ndërtesat e mbetura.