“U shpërbë fëmija në bark”, miss-i shqiptar tregon pengun e madh si abortoi në moshë të vogël


Miss Universe Albania 2020 Françeska Mustafa, ka treguar historinë e një shtatzënie, kur ishte vetëm 18 vjeçe. E ftuar në studion e emisionit “Rudina”, Mustafa tregoi se si është për të jeta si nënë në moshën 23-vjeçare, marrëdhënien me djalin e saj, Priam, por edhe projektet që dëshiron të realizojë së shpejti.

Gjatë bisedës, Françeska u ndal edhe tek historia e abortit që kreu kur ishte 18 vjeçe. Miss-i tregoi se femija iu shpërbë në bark dhe u detyrua që të bënte abort.

Pjesë nga biseda

Rudina Magjistari: Ajo që bëri diferencën është se ti je një mama, je bërë nënë që në moshën 19-vjeçare.

Françeska Mustafa: 19 vjeç unë kam mbetur shtatzënë, sapo mbusha 20 linda. Lindi Priam i cili tani është 3 vjeç.

Rudina Magjistari: A ishte dëshirë e jotja për tu bërë nënë që 19 vjeç?

Françeska Mustafa: Ka qenë dëshira e të dyve, e imja dhe e Mateos, bashkëshortit. Ne kishim dëshirë që të vegjël të bëheshim me një bebe.

Rudina Magjistari: Do dojë të shijoje të 20-tat pa impenjimin e prindërimit?

Françeska Mustafa: Unë kam dashur vetë të impenjohem për rritjen dhe shëndetin e Priamit. Unë dy vite që kur ka lindur Priami kam ndejtur duke iu përkushtuar atij. Kam dashur të jem prezente në jetën e tij derisa të arrinte këtë moshë. E kam zgjedhur vetë dhe e kam shijuar shumë. Më ka privuar nga disa gjëra, por e kam zgjedhur vetë ta bëj.

Nuk kam asnjë peng sepse kam tim shoq që më ka sjellë në jetë gjithmonë atë që unë kam dashur. Dëshirën për tu bërë nënë e kam patur më të hershme dhe shumë pak njerëz e dinë këtë. Unë kam patur një shtatzëni para Priamit, kam qenë në moshën 18 vjeç. Unë mbeta shtatzënë dhe e kishim shumë merak atë fëmijë dhe mezi e prisnim, por ai fëmijë nuk ishte ngjizur ashtu siç duhej dhe dështoi në muajin e tretë. Kur unë vajta të bëja vizitën për të dëgjuar rrahjet e zemrës që mezi e prisja, nuk i kemi dëgjuar.

Ata thanë që fëmija duhet hequr, por unë nuk e bëra abortin. Ecja gjithmonë me shpresë, por fëmija pas dy javësh u shpërbë vetë dhe aty lindi akoma më shumë dëshira për të bërë një fëmijë tjetër. Neve na mbeti shumë peng, e kemi vuajtur shumë atë pjesë sepse aborti ndodhi një ditë para fejesës sonë, por e kalova mirë sepse kam pasur pranë njerëzit që i kam dashur.