“Uaaaa, jemi live”/ Vajza e Robert Aliajt shan në emision, Rudina Magjistari ia tërheq vëmëndjen (Video)


Në një lidhje me Skype tek emisioni i Rudinës në TV Klan, ka qenë vajza e Robert Aliajt, Gala e cila fitoi çmimin e parë në “The Voice Belgium” në 11 Shtator. Ajo ka dhënë intervistën e parë ekskluzive për Rudinën pas fitores, ku ka treguar dhe emocionet që ka përjetuar, ëndrrat dhe dëshirat e saj.

Rudina Magjistari: E prisje të ishe ti fituesja?

Gala Aliaj: Nuk e prisja fare sepse shkova për tu argëtuar.

Rudina Magjistari: Po flet gjysmë shqip, gjysmë anglisht Gala, por shqipen duhet ta përmirësosh rrugës.

Gala Aliaj: Mund të flas në shqip, por ka gjithmonë fjalë që nuk i di dhe duhet të mendohem.

Rudina Magjistari: Kur dëgjove emrin tënd në ato momente, e kujton dot emocionin?

Gala Aliaj: Thashë What the f*ck.

Rudina Magjistari: Uau! (Qesh) Jemi në television Gala.

Gala Aliaj: Pastaj u gëzova shumë.