“Vaksina e virusit kthen njerëzit në majmunë”, Rusia shokon me lajmin për…


Në luftën kundër virusit, autoritetet në mbarë botën po paralajmërojnë njerëzit të kenë kujdes nga lajmet e rreme dhe të mos keqinformohen.

Por, një fushatë ruse ka nisur për t’i “ulur vlerat” vaksinës që po krijohet nga gjigandi farmaceutik AstraZeneca, në Universitetin e Oksfordit, Angli.

Qëllimi i kësaj fushate është përhapja e frikës tek populli për atë çka përmban kjo vaksinë, duke aluduar se njerëzit që e përdorin atë do kthehen në majmunë, sepse shkencëtarët kanë përdorur “virus nga shimpazetë”.

Gazeta angleze, The Times, ka kryer një hetim ku gazetarët kanë gjetur foto dhe video në rrjetet sociale dhe televizionet ruse që tregojnë se vaksina angleze është e rrezikshme. Një nga fotot që bënë xhiron në rrjet është ajo e kryeministrit anglez, Boris Johnson, tashmë të kthyer në majmun, që ecën në rrugëve të qytetit.

“Nuk duhet të lejojmë asnjë keqinformim, tani që po mendojmë për zgjidhje që mund t’i japim fund kësaj pandemie që ka mbërthyer botën”, tha për BBC, Andrew Pollard, Drejtor i Grupit të Vaksinave të Oksfordit.

“Lloji i vaksinës që kemi ka ngjashmëri shumë të madhe me një sërë vaksinash që po krijohen sot, përfshirë këtu edhe vaksinën ruse. Të gjitha këto përdorin virusin e zakonshëm të ftohjes nga specie të ndryshme, njerëz dhe shimpaze”, shpjegon profesori në lidhje me mitin e shimpazesë.

“Nuk kemi përdorur asnjë shimpaze në procesin e krijimit të vaksinës, sepse kjo ka të bëjë vetëm me virusin në vetvete dhe jo me kafshën që ky virus mund të infektojë më shpesh”.

Por, gjatë ditës së sotme, zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, ka mohuar faktin që sipas gazetës angleze The Times, Rusia ka keqinformuar rreth vaksinës që po krijohet nga Universiteti i Oksfordit.