23-vjeçari shqiptar mbahet peng, të përfshira në ngjarjen e rëndë dhe dy vajza greke


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Selanikut në Greqi, ku një 23-vjeçar shqiptar është shantazuar dhe mbajtur peng në mënyrë të paligjshme. Policia greke, ka rënë në gjurmët e autorëve që mbajtën dhe shantazhuan në mënyrë të paligjshme një shtetas shqiptar 23-vjeçar.

I riu u mbajt peng për më shumë se 24 orë në një makinë derisa të afërmit e tij paguan para për ta liruar. Sipas mediave greke autorët kërkuan fillimisht 2.500 euro, por më pas ranë dakord për të marrë 1.000 euro, duke e lënë atë të lirë. Sipas policisë, tre bashkatdhetarë të 23-vjeçarit u identifikuan si autorë, ndërsa dy vajza greke morën përsipër të merrnin paratë, duke u përfshirë dhe ato në çështje.

Sipas hetimit të departamentit të Krimeve kundër Jetës, motivi i veprimit të tyre duket se kanë qenë mosmarrëveshjet financiare që autorët kishin me 23-vjeçarin. Ndërkohë, çështja kundër tyre do të paraqitet në Prokurorinë e Selanikut dhe më pas urdhër-arrestet pritet të lëshohen nga hetuesi kompetent./faxweb