A e ka marrë kasetën e masakrës në Krushë të Madhe? Kjo është përgjigja e Lulzim Bashës


Kryedemokrati Lulzim Basha është pyetur mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” a e ka marrë ai kasetën e ma sakrës së Krushës.

“Përgjigjen e dini, e verteta është se kaseta e masakrës është marrë nga Dashamir Peza, në atë kohë si punonjës i BBC-së. Vetë zoti Baton Haxhiu e hodhi poshtë, unë jam krenar për çdo sekond të kaluarës time. Pra, për kasetën e morët përgjigjen ishte një trillim.”-tha Basha.

Në studion e emisionit “Opinion”, Basha i quajti akuzat “sajesa”, ndërsa tha se Melaim Ballanicën nuk e ka takuar kurrë.

Ndërsa për akuzat se ka marrë pjesë në hetime kundër UÇK, Basha i mohoi po ashtu, ku tha se ka qenë pjesë e ekipit të tribunalit të Hagës që ngriti akuzën kundër Sllobodan Millosheviç 1998-1999 dhe në vitin 2000 në Mitrovicë, ku ka hetuar krimet serbe.

Pjesë nga intervista:

Ballanica ka dhënë disa detaje, që je prezantuar si nip Peje

Un këtë e kam thënë disa herë. Akuzat janë sajesa që kanë marrë përgjigje të qartë.

A keni udhëtuar drejt Kukësit, e keni takuar Bellanicën?

Asnjëherë nuk e kam takuar Bellanicën dhe kur vetë Peza thotë që kaseta është marrë dhe është transmetuar nga BBC, sipas pohimeve, kaseta është marrë nga BBC, e tha Dash Peza që nuk ka asnjë interes të dalë e të thotë diçka në favorin tim.

Keni punuar në vitin 1999 në administratën e Tribunalit të Hagës në Tiranë?

Kurrë skam qenë pjesë e asnjë hetimi kundër UÇK.

As arrestime?

Arrestimet i bën prokuroria. Unë kam qenë pjesë e ekipit të tribunalit të Hagës që ngriti akuzën kundër Sllobodan Millosheviç 1998-1999. Kam qenë pjesë e këtij ekipi dhe jam krenar. Në Kosovë në detyrën time të parë në Mitrovicë, kemi hetuar disa krime të serbëve në vitin 2000. Këto janë hetimet e vetme ku kam ndihmuar unë. Pastaj u ngrit fabula e Shtëpisë së Verdhë. Brenda 7 ditëve janë fabrikuar tre gënjeshtra, e para për kasetën, e dyta për arrestimin e anëtarit të UÇK dhe e treta për Shtëpinë e Verdhë.

Pse nuk keni folur këto kohë?

Kjo është një tjetër gënjeshtër sepse un kam folur edhe në një studio tjetër. Nuk është hera e parë që flas për këtë. Të njëjtat akuza më janë bërë në 2005, në 2009 dhe në 2011.